Gërvalla flet për shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën: Ka progres, është rritur interesimi.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur në lidhje me pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën dhe arsyet pse nuk ka pasur progres deri tani në këtë pjesë.
Gërvalla tha se arsyeja pse këto shtete nuk e kanë njohur Kosovën është për shkak të politikave të brendshme që ato kanë.
Sipas saj, interesimi i shteteve si Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia për ta njohur republikën e Kosovës si shtet është rritur.
“Puna jonë është fokusuar në pesë shtete të Bashkimit Evropian sepse konsiderojmë se to janë çelësi në rrugën tonë drejt BE dhe NATO-s edhe pse këto shtete për arsye të politikës së brendshme se kanë njohur Kosovën, prandaj rekomandojnë që progresi ne dialog me Serbinë do ndihmonte në sqarime e opinione të brendshme”.
“Kemi përkrahje të madhe nga shtete anëtare të BE-së, kemi progres me secilin prej shteteve, madje edhe kam menduar të fokusohemi tek katër shtete…nuk mund të them se nesër do ta njohë Kosovën njeri nga ato shtete… por interesimi është rritur shumë. Po punojmë me qeveritë, opinionin, universitetet”, deklaroi Gërvalla në ATV.