Gërvalla i reagon Selakoviqit i cili i referohej në OKB vetëm me mbiemrin Schwarz.
Kryediplomatja Donika Gërvalla –Schwarz, i ka reaguar sonte në Këshillin e Sigurimit, homologut të saj serb, Nikola Selakoviq, për mënyrën se si ai i referohej me mbiemrin e bashkëshortit, por jo të vajzërisë.
Sipas saj për këtë që bënte Selakoviq, ka një sërë arsyesh, të cilat i listoi para të pranishmëve, transmeton klankosova.
”Nuk dua t’ju mërzis me këto sulmet personale, por nuk munda ta kaloj këtë gjë. Z. Selakoviq nuk arrin të më thërras në mbiemër, që nuk është Schwarz, ky është i burrit tim.
Mbiemri im është Gërvalla dhe ka një arsye pse Selakoviq nuk mund të më thërras sipas këtij mbiemri. Ky është mbiemri i babait tim të cilin Beogradi e ka dëbuar në Gjermani. Ka qenë shkrimtar, gazetar, muzikant dhe është vrarë nga shërbimi i sigurimit serb”, është shprehur Gërvalla.