Ministrja Gërvalla në prani të Escobarit dhe Lajçakut: BE “tigër prej letre”, s’mund të ofrojë siguri pa SHBA’në dhe NATO-n

19:06 | 08 Korrik 2023

Gërvalla në prani të Escobarit dhe Lajçakut: BE “tigër prej letre”, s’mund të ofrojë siguri pa SHBA’në dhe NATO’n.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës në një Forum në Dubrovnik bashkë me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak, ka folur për sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, BE-ja s’mund të ofrojë siguri për këtë rajon, pa përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-s.

Sa i përket sigurisë, Gërvalla thotë se BE-ja është një “tigër prej letre” pa përkrahjen e dy fuqive si SHBA dhe NATO.

Ajo gjithashtu ka thënë se Kosova është e rreshtuar plotësisht me Perëndimin sa i përket Ukrainës, derisa shtetet fqinje vazhdojnë të asistojnë agresionin rus kundër Ukrainës pa ndonjë pasojë nga Bashkimi Evropian.

“Kosova është unike sepse 90% e njerëzve mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO. Ne jemi në linjë me Përëndimin sa i përket Ukrainës. Të tjerët në fqinjësi po e asistojnë rusinë në këtë aggression, pa pasoja nga Bashkimi Evropian. Një pyetje kyce për sigurinë në Ballkan Perëndimor është nëse BE-ja mund të garantoj sigurinë dhe paqen në Evropë.

Përshtypja ime është që BE-ja s’mundet. Sepse s’është, s’mundet. Sepse s’është e aftë që të ofrojë siguri. Arsyeta janë të dukshme. S’ka vullnet politik. Shumë mos unitet ka në Union. Dhe pa SHBA dhe NATO-n, BE-ja është një “tigër prej letre” sa i përket sigurisë”, ka thënë Gërvalla.

Komento: