Ministrja Gërvalla: Pas sulmit të Putinit, duhet strategji e re për sigurimin e paqes në Evropë

22:20 | 09 Mars 2022

Gërvalla: Pas sulmit të Putinit, duhet strategji e re për sigurimin e paqes në Evropë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, ka bërë të ditur se sot ka mbajtur mbledhjen e parë të grupit punues që do të shtyjë përpara përpjekjet e Kosovës për tu anëtarësuar në NATO.

Përmes një postimi në rrjetin social, Gërvalla ka thënë se pas sulmit të presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë, duhet një strategji e re për sigurimin e paqes.

“Pas sulmit të Putinit, epoka e re në Evropë kërkon një strategji të re për sigurimin e paqes në kontinentin tonë”, ka shkruar Gërvalla.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti sot ka prezantuar objektivat e Grupit Punues Ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO.

Ai ka thënë se me themelimin e këtij grupi synohet avancimi i procesit të integrimit të Kosovës në NATO si dhe Kartën e Adriatikut A5.

Komento: