Ministrja Gërvalla pret në takim homologun e saj kroat, pjesëmarrës edhe ambasadori Berishaj.

10:07 | 09 Maj 2023

Gërvalla pret në takim homologun e saj kroat, pjesëmarrës edhe ambasadori Berishaj.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman po qëndron në Kosovë.

Ai është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Në këtë takim së bashku me Gërvallën është parë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Pas takimit bilateral të dy homologët do të mbajnë konferencën e përbashkët për medie.

Përveç me Gërvallën, kryediplomati kroat do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 16:15 në ndërtesën e Qeverisë.

Radman ka arritur mbrëmë në Kosovë, ku është pritur nga Gërvalla.

Komento: