Ministrja Gërvalla reagon pas dënimit të Mlladiqit: Vendimi ndaj tij është edhe verdikt kundër nacionalizmit

00:10 | 09 June 2021

Për verdiktin e Gjykatës ndaj kriminelit Ratko Mlladiq ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Kjo e fundit ka thënë se vendimi i Apelit është një verdikt edhe kundër nacionalizmit.

Sipas saj, nacionalizmi agresiv është rreziku më i madh për paqen në Ballkan.

“Verdikti final kundër Mlladiqit për agresionin dhe krimet e luftës së Serbisë është një verdikt kundër nacionalizmit gjithashtu. Me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, dhe ne do të qëndrojmë kundër nacionalizmit agresiv që paraqet rrezikun më të madh ndaj paqes në Ballkan”, ka shkruajtur ministrja Gërvalla.

Komento: