Gërvalla: Serbia po kërkon konflikt, askush nuk po e kërcënon atë.
Serbia, që nga dita e djeshme, ka ngritur gatishmërinë luftarake menjëherë pas, siç u tha, identifikimit të dronëve që “hyjnë në territorin e Serbisë” nga Kosova.
Madje gjatë ditës së sotme, Ushtria e Serbisë tha se ka rrëzuar një dron komercial, për të cilin ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se ka hyrë nga Jarinja.
E tërë këto pretendime, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, i ka quajtur të rreme, ndërsa ka akuzuar Serbinë se po “kërkon konflikt”.
“Sërish një operacion i rremë i Vuçiqit me qëllim të fajësimit të palës tjetër, po ngrit tensione. Asnjë kërcënim i vetëm për Serbinë. Aso kohe, Millosheviqi, tash përfaqësuesit e Putinit, Vuçiqi dhe Daçiqi, qartë po ndjekin një skenar: po kërkojnë konflikt”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz.
potencoi se viti 2022 nuk është viti 1991,1992/96 apo 1998/99. “Në vitin 2022, Kosova është e pavarur, dhe NATO-ja dhe SHBA-ja mbrojnë paqen e Ballkanit”, përfundoi ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.