Ministrja Gërvalla udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani

10:45 | 12 October 2022

Gërvalla udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani.

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Berlinit për vizitë zyrtare me ftesë të homologes së saj gjermane Annalena Baerbock.

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Gërvalla do të zhvillojë takim me Baerbock, ku do të do të diskutohet për fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikën Federale të Gjermanisë, integrimin evropian dhe përcaktimin properëndimor të Republikës së Kosovës, për aspiratat euro- atlantike të shtetit të Kosovës.

Poashtu, temë e takimit ndërmjet dy ministreve të jashtme do të jenë edhe reformat e nisura në vend, situata politike dhe e sigurisë në Evropë.

Mes tjerash ministrja Gërvalla-Schëarz me ministren Baerbock do të bisedojnë për sfidat energjetike që i ka rajoni dhe Evropa, për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve si dhe për mërgatën nga Republika e Kosovës në Gjermani si një urë lidhëse kulturore, ekonomike mes dy republikave mike.

Para vizitës në Gjermani, Gërvalla ishte në Vjenë të Austrisë.

Komento: