Ministrja Hajdari në Leposaviq për të hapur zyrat e ARBK-së

20:11 | 25 Janar 2024
ministrja-hajdari-ne-leposaviq-per-te-hapur-zyrat-e-arbk-se

Në komunën e Leposaviqit kësaj radhe nuk erdhi për vizitë, por me një qëllim.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, po takohet me stafin e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Me dyer të mbyllura për rreth gjysmë orë zhvilluan një bisedë, e cila do të rezultonte suksesshëm.

Pas përfundimit, kryetari Hetemi dukej entuziast për t’ia treguar të parës së MINT-it pamje nga ballkoni i zyrës së tij.

Ajo tregoi se hapja e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë erdhi pasi u kërkua nga vet serbët.

Komento: