Ministrja Hajdari për shkarkimet në Postë: Janë në përputhje me ligjin për ndërmarrjet publike.

18:59 | 10 Prill 2020

Sot, bordi i përkohshëm i Postës së Kosovës ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv dhe zyrtarin kryesor Financiar.

Ministrja Rozeta Hajdari ka arsyetuar vendimin e bordit të përkohshëm të Postës, për shkarkimin e Kryeshef Ekzekutiv të Postës së Kosovës, Shefqet Avdija, dhe zyrtarin kryesor Financiar të Postës Behxhet Maliqi, duke thënë se shkarkimi i tyre është bërë në përputhje me ligjin për ndërmarrjet publike.

Sipas Hajdarit, gjatë tri viteve të fundit performaca e bordit kishte qenë e dobët, dhe se vazhdimisht ka pasur rritje të borxhit të saj.

Ajo tutje ka bërë me dije se humbjet kanë pasur një trent në rritje nga mbi 1 milionë e 400 mijë euro sa ishin në vitin 2016 në mbi 2 milionë në vitin 2018.

Tutje Hajdari ka thënë se në mesin e shkeljeve të gjetura, rezulton se posta ka marrë shërbime nga jashtë, për konsulencë, derisa ka pasur punëtor brenda saj të thirrur për të kryer ato shërbime.

“Kjo konsulencë që është marrë nga posta, është për shërbimet e rregullta, nuk ka qenë konsulenc për shërbime të veçanta. Andaj ne si qeveri ne jemi të obliguara që ndërmarrja të reagoj shpejt dhe të ndalim keqpërdirimin e parasë publike”, ka thënë ajo.

Komento: