Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ishte e ftuar në një emision në televizionin publik ku ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet për rezervat shtetërore.
Madje, Hajdari i drejtohet moderatorit të emisionit me pyetjen ‘A je prokuror?’.
Ajo i ka kërkuar gazetarit që mos ta pyes në lidhje me rezervat shtetërore.
“Të lutem a jeni ju sot prokuror a po gazetar. Të lutem mbylle këtë temë”.
Më poshtë mund ta dëgjoni të plotë videon ku Hajdari refuzon të përgjigjet në pyetjet e gazetarit: