Ministrja Haradinaj-Stublla: E nderuar që i takoj AAK-së, nuk tundohet në kohë mjegullash kombëtare

17:59 | 07 Nëntor 2020

Haradinaj-Stublla: E nderuar që i takoj AAK-së, nuk tundohet në kohë mjegullash kombëtare.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se është e lumtur që është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“E nderuar t’i takoj një familjeje politike që nuk tundohet në kohë mjegullash kombëtare”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në rrjetin social Facebook.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka shprehur gatishmëri që ai të bëhet president. Për këtë vullnet të tij akoma nuk ka ndonjë deklaratë nga partneri i tyre i koalicionit qeveritar, LDK-ja.

Haradinaj dje ka deklaruar se nëse nuk gjendet një zgjidhje për presidentin e vendit, sipas kushteve të subjektit të tij, zgjedhjet do të jenë zgjidhja e vetme për Kosovën.

Komento: