Ministrja Haradinaj thotë se Aleanca me Amerikën është e përjetshme dhe e pandryshueshme

22:44 | 20 Janar 2021

Haradinaj-Stublla ka thënë se Aleanca me Amerikën është e përjetshme dhe e pandryshueshme.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një videomesazhi ka uruar Presidentin e ShBA-ve Joe Biden, teksa ka thënë se Aleanca me Amerikën është e përjetshme dhe e pandryshueshme.

Ministrja në detyrë, ka uruar Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është e bindur që në krye me Biden, Kosova do të jetë anëtare e NATO-s.

“SHBA-të janë pjesë e secilës arritje e moment historik të Kosovës dhe popullit të saj. Presidentët amerikanë kanë qenë historikisht mbështetës të pazëvendësueshëm për Kosovën e miq të mëdhenj të popullit tonë. Duke qenë afër nesh në kohërat më të vështirë, e duke u gëzuar bashkë me ne në ditët tona më të mira”, tha Haradinaj-Stubulla.

Gjithashtu ajo permendi Presidentet e Shteteve të Bashkuara, të cilët ishin në krye që nga viti 1992 deri të Presidenti i fundit Donald Trump.

“Viti 2018 ishte viti kur Presidenti Trump i tha PO ushtrisë së Kosovës. Amerika e po ashtu Presidenti i ri Biden janë mishërim i Kosovës së pavarur dhe sovrane.”

“Amerika e po ashtu Presidenti i ri Biden janë mishërim i Kosovës së pavarur dhe sovrane”, tha ndër të tjera ajo.

Komento: