Ministrja Haxhiu e bindur: Kodi Civil kësaj rradhe do të miratohet

12:00 | 26 October 2022

Albulena Haxhiu e bindur: Kodi Civil kësaj rradhe do të miratohet.

Ministrja e Drejtëissë, Albulena Haxhiu është shprehur optimiste për miratimin e Kodit Civil, i cili pritet që gjatë kësaj jave të votohet ne Kuvendin e Kosovës.

Ministrja Haxhiu ka folur për rëndësinë e Kodit Civil, derisa për këtë ka thënë se kanë pasur takime edhe me Grupin Parlamentar të LVV-së.

“Kësaj jave Kodi Civil do të kalojë në Kuvendin e Kosovës për faktin se është dokument i rëndësishëm dhe është e vërtetë që kemi pasur takime me grupin parlamentar, besojmë që Kodi Civil që kësaj radhe të miratohet në Kuvendin e Kosovës”.

Kujtojmë se në Kuvendin e Kosovës nuk wshtw miratuar Kodi Civil, ku kundër ishin 29 deputetë ndërsa pro 28 e katër vota ishin abstenuese.

Në momentin e votimit në Kuvend ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.

Vlen të përmendet se liderët e partive opozitare Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj nuk ishin prezentë fare në momentin e votimit të këtij Projekt Kodi.

Komento: