Ministrja Haxhiu: Është përfunduar drafti i parë i dokumentit për vetting

14:52 | 16 Qershor 2021

Koncept-dokumenti për vettingun në drejtësi do të jetë gati deri në muajin gusht të këtij viti.

Këtë e bëri të ditur, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë raportimit sot në Komisionin për Integrimeve Evropiane.

Krahas kësaj, ajo tha se synojnë që në shtator të miratojnë Projektligjin për konfisikimin e pasurisë së paligjshme.

Haxhiu para deputetëve tha se ditëve të ardhshme do të miratohet në ekzekutiv edhe strategjia për sundimin e ligjit.

Raportimi i Albulena Haxhiut në Komisionin për Integrime Evropiane.

Komento: