Ministrja Haxhiu flet për largimin e Kica-Xhelili: Veprimet e tilla janë tradhti ndaj qytetarëve

23:10 | 07 Shtator 2022

Haxhiu për largimin e Kica-Xhelili: Veprimet e tilla janë tradhti ndaj qytetarëve.

Sot gjatë ditës është raportuar se deputetja Daorsa Kica-Xhelili ka kaluar në Lidhjen Demoraktike të Kosovës.

Në lidhje me këtë ka reaguar ministrja e Drjetësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu largimin e deputetës, Doarsa Kica-Xhelili, nga Vetëvendosje e ka konsideruar si tradhti ndaj qytetarëve.

“Unë vazhdimisht kam thënë se kalimi në këtë mënyrë, sidomos pas mbështetjës së madhe popullore që kemi pasur, mendoj që goditja i jepet qytetarëve, sepse besimi që ia kanë jep qyetarëve konsiderohet i pavlerë për to”, ka thënë ajo në Atv.

Tutje ajo ritheksoi se “Në 2021 kemi pasur mbështetje të madhe të qytetarëve të Kosovës, veprime të tilla mendoj se janë tradhti ndaj qytetarëve, mendoj se nuk vlerësohen”.

Komento: