Ministrja Haxhiu për zjarrin në IML: S`ka djegie të provave

14:49 | 21 Nëntor 2023
ministrja-haxhiu-per-zjarrin-ne-iml:-s`ka-djegie-te-provave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas djegies së dy zyrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Sipas saj, nga vlerësimin fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.

“Rreth orës 8 të mëngjesit, nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, jam njoftuar që dy zyra në katin e dytë në objektin e IML, janë përfshirë nga zjarri.
Ekipet e zjarrëfikësve, policia, prokuroria menjëherë kanë shkuar në vendim e ngjarjes. Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave. Ekipet e forenzikës dhe ekspertët e zjarrit dhe të elektroteknikës janë ende duke e kryer punën e tyre me qëllim që të dihen shkaqet e zjarrit. Policia dhe prokuroria po ashtu janë duke bërë punën e tyre”.

Njoftimi në Facebook:

Komento: