Ministrja Haxhiu: Prokurorisë Speciale do t’i shtohen edhe katër prokurorë

17:56 | 28 Korrik 2021

Haxhiu: Prokurorisë Speciale do t’i shtohen edhe katër prokurorë.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Prokurorisë Speciale do t’i shtohen edhe katër prokurorë.

Haxhiu tha se rishikimi i buxhetit do të fuqizojë kapacitetet e kësaj prokurorie.

“Votimi në lexim të dytë i buxhetit, përveç tjerash do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale. Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t’i shtohen edhe 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 përkthyes”.

E para e Drejtësisë theksoi se adresimi i krimeve të luftës do të jetë prioritet i kësaj qeverie.

“Adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë andaj do të punojmë shumë në këtë drejtim”.

Komento: