Ministrja Haxhiu: Zajednica nuk do të bëhet për sa kohë është Albin Kurti kryeministër

23:39 | 20 Tetor 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se për sa kohë Albin Kurti të jetë kryeministër i Kosovës, Asociacioni i Komunave Serbe (i njohur si Zajednica) nuk do të bëhet.

Madje Haxhiu tha se në Kuvend do të hidhte prapë gaz lotësjellës në rast se do të kërcënohej përsëri sovraniteti i vendit.

“Le të flenë rehat, nuk do të bëhet Zajednica në Republikën e Kosovës, jo për sa kohë është Albin Kurti kryeministër i Kosovës”, siguroi Haxhiu.

“Në momentin që Qeveria jonë e rrezikon territorin, sovranitetin e venditm unë si ministre e Drejtësinë e bashkë me deputetët e opozitës kisha hedh prapë gaz lojtësjellës në Kuvend”, është shprehur Haxhiu.

“Ata dojshin me bosnjezu Kosovën, a i dini pasojat se çfarë do të ndodhte nëse kalonte ajo marrëveshje?”, ka thënë Haxhiu.

“Ata sot na akuzojnë për dica që kanë tentuar ta bëjnë vetë. As vetë nuk ju besojnë akuzave që na bëjnë ata”, tha Haxhiu.

Komento: