Sot ka qenë një ditë e ngjeshur me takime për Dhurata Hoxhën.
Ministrja e Integrimit Evropian ka takuar komandantin e ri të KFOR-it, Lorenzo D’Addario.
Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur vet ministrja Hoxha në Facebook.
Në këtë takim siç ka shkruar ministrja është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe në rajon.
“Siguria dhe sfidat e sigurisë në rajonin tonë, ishin ndër çështjet që diskutova me Komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Lorenzo D’Addario, si dhe për sigurinë që ofron kjo forcë e paqes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoxha.
Ajo ka falendëruar KFOR-in për kontributin duke thënë se integrimi i Kosovës në isntancat euroatlantike është garanca e vetme për siguri dhe stabilitet në rajon.
“Ne jemi mirënjohës që KFOR-i ka ofruar siguri dhe paqe për vendin tonë, po ashtu, kam theksuar në takim se procesi integrues euro-atlantik është garanca e vetme për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm të rajonit. Procesi integrues euro-atlantik, është konsensusi ynë nacional dhe partiak, pa dallim!”, ka shkruar ajo