Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave do të merret pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.
Hoxha, përsëri është deklaruar rreth liberalizmit të vizave.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takimin që ka pasur me ministrin e Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka folur edhe për liberalizimin e vizave.
Ajo tha se Kosova është afër në këtë proces, por që kjo nuk mund të ndodhë deri pas përfundimit të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.
“Ka ende punë sepse shtetet anëtare nuk dëshirojnë të marrin një vendim para se të përfundojnë zgjedhjet në PE. Kriteret për liberalizim janë përmbushur, tani jemi në hapin e fundit dhe në takimin e qershorit të Këshillit të Ministrave të kemi një vendim. Duke parë se jemi në prag të zgjedhjeve të PE-së asnjë nga shtetet anëtare nuk dëshirojnë të diskutojnë për liberalizim para zgjedhjeve të PE-së”, tha ajo.
Hoxha foli edhe për raportimet se Kosova ka humbur 43.4 milionë euro nga fondet e BE-së, por, ajo tha se Kosova nuk ka humbur asnjë cent dhe se si vend janë në rrugë te mirë për përfitime tjera nga Fondi i Bashkimit Evropian.
“Sa i përket fondeve të BE-së dua të ritheksoj se nuk kemi humbur asnjë cent. Kosova është përfituesi më i madh në rajon i fondeve të Bashkimit Evropian. MIE është në proces të koordinimit të plotë”, tha ajo, raporton EO.