Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, konsideron se procesi mësimor i mbajtur të shtunën nuk është realizuar në tërësi shkaku i mosinformimit të duhur dhe presioneve nga më të ndryshmet.
Sipas Nagavcit, mësimi duhet të vazhdojë sipas planit të MAShTI dhe se mënyrë tjetër nuk kanë.
Tutje e para e Arsimit ka kritikuar edhe Këshillin e Prindërve, duke thënë se kanë pasur deklarata të pamatura dhe të paqëndrueshme.
“Mendoj se kjo ditë e shtunë për arsye të ndryshme nuk është arritur të realizohet 100 për qind sipas planifikimit, besoj edhe pak për shkak të mungesës së informimit nga ana jonë por edhe për shkak të hutisë nga deklaratat e ndryshme që janë krijuar apo edhe tensioneve që i kanë pasur prindërit. Vend për rishikim më nuk ka dhe bëj apel edhe tek prindërit e mësimdhënësit që të organizohemi për të kompensuar të gjitha humbjet e shkaktuara tek nxënësit”, tha Nagavci.
“Situata ka dalluar nga komuna në komunë e prej shkollës në shkollë dhe aty ku informatat kanë qenë të mira, mësimi ka vazhduar. Përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve me deklaratat e tyre shpesh të pamatura dhe të paqëndrueshme dhe konsideroj se kanë një nguti dhe i lus ata që po thirren në emër të Këshillit të Prindërve që të kenë në radhë të parë interesin më të mirë të fëmijëve”, tha Nagavci.