Ministrja Nagavci njofton se nga java e ardhshme nis ndërtimi i pesë çerdheve të reja

17:00 | 28 Shtator 2022

Nagavci: Nga java e ardhshme nis ndërtimi i pesë çerdheve të reja.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ka njoftuar se do të ndërtohen edhe pesë çerdhe të reja në disa komuna.

Nagavci tha se ndërtimi i tyre do të bëhet Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Kamenicë dhe në fshatin Dobeçan të Gjilanit.

“Ndërtimi i këtyre objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme. Si Ministri e Arsimit jemi në kontakt edhe me komunat tjera për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja” – tha Nagavci.

Ajo i prezantoi edhe objektet e tjera të cilat MASHT-i do të i shndërroi në çerdhe në disa komuna të Kosovës.

“Ndërkohë, në Junik një objekt i shkollës është duke u renovuar dhe do të shndërrohet në çerdhe. Kurse edhe 4 objekte tjera si në Banjë të Malishevës, në Korenicë të Gjakovës, në Muzeqinë të Shtimës si dhe në Babush të Ferizajt janë në procedurë të tenderimit për t’u shndërruar në çerdhe” – tha ajo.

Komento: