Ministrja Nagavci: Pagesat e ekzekutuara janë paradhënie për punën gjatë ditëve në vijim

19:37 | 07 October 2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se pagat që u janë ekzekutuar sot mësimdhënësve janë paradhënie për muajin shtator.

Nagavci, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se po ashtu këto pagesa janë paradhënie për punën që do të bëjnë mësimdhënësit ditëve në vijim.

“Mjetet e paguara sot janë bërë si paradhënie për muajin shtator. Pra për punën që do të realizohet gjatë ditëve në vijim”.

“Humbjet kanë qenë të mëdha, komunat kanë miratuar listat dhe ministria ka përpiluar planin për ndarjen me urgjencë të mjeteve,” tha Nagavci.

Nagavci, mes tjerash, tha se mësimi i humbur do të kompensohet me tetë të shtune mësim me gjithsej dy të shtune mësim në muaj.

Komento: