Ministrja Rizvanolli i reagon Musliut: Genci e Murati s’do të kenë pension nëse kalon projektligji për trustin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministrja Rizvanolli i reagon Musliut: Genci e Murati s’do të kenë pension nëse kalon projektligji për trustin

14:25 | 23 Qershor 2022

Rizvanolli – Musliut: Genci e Murati s’do të kenë pension nëse kalon projektligji për trustin.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka reaguar deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se sot flet për Muratin në Skenderaj, Gencin në Gjilan, e Teutën këtu në Prishtinë, që kanë kërkuar të votohet trusti.

Rizvanolli tha se kur të dalin në pension, Genci e Murati nuk do të ketë pension, ndërsa fëmijët e tyre do të detyrohen t’i mbajnë ata në pleqëri.

“Në fund, barrën financiare të këtyre pensionistëve do ta marrë përsipër qeveria ose fëmijët e tyre, të cilët duhet të sakrifikojnë miliona nga buxheti i tyre ose i shtetit, për të mbështetur pensionistët të cilët shndërrohen në raste sociale. Për ta sqaruar këtë në nivelin e diskutimit të Gencit nga Ferizaj e Muratit nga Gjilani, kjo do të thotë që kur të dalin në pension Genci e Murati nuk do të ketë pension, njëjtë si prindërit e Muratit e Gencit, të cilëve ua ka vjedh fondin pensional Serbia. Nërsa fëmijët e Gencit e Muratit kanë me u detyru me i mbajt prindërit e tyre në pleqëri, qoftë në mënyrë direkte qoftë duke paguar taksa më të larta për ta bërë këtë, tha Rizvanolli.

Komento: