Rizvanolli: Me bashkëpunim të menaxhmentit të Trepçës zgjidhet problemi i kushteve të punëtorëve.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nga vizita në menaxhmetin e ndërmarrjes “Trepça” ka thënë se hedhja e fondeve të Qeverisë është në interes të Kosovës dhe qytetarëve vetëm kur ato shkojnë në një ndërmarrje të menaxhuar mirë.
Ajo në një konferencë për media bashkë me kryeministri Kurti u zotua se do të mbështesin një performancë më të mirë të Trepçës dhe në bashkëpunim me menaxhmetin t’i përmirësohen kushtet punëtorëve, njofton Klan Kosova.
“Falënderoj bordin në radhë të parë për vendosjen e ligjshmërisë në ndërmarrjen e Trepçës, si dhe për raportimin në hetuesi për krime ekomomike të së paku një rasti dhe në fund për sigurimin që politikat e Qeverisë së Kosovës dhe vendimet e saj që janë në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe të qytetarëve të Mitrovicës, duke përfshirë këtu kthimin e terminalit në Trepçë të zbatohen në plotëni. Ne jemi të përkushtuar që Trepça të performojë më mirë që të mos flasim më për incidente të tilla, por të flasim vetëm për zhvillim dhe investim dhe për këtë na duhet bashkëpunim me menaxhmentin e Trepçës dhe përkrahje e punëtorëve të Trepçës. Në këtë mënyrë ne mund të zgjidhim edhe çështjen e kushteve të punëtorëve dhe kërkesat e ndryshme që kanë ardhur në Minsitri gjatë muajve të fundit nga Sindikata”.
“Hedhja e fondeve në një ndërmarrje që s’është e menaxhuar mirë në të cilën nuk ka ligjshmëri nuk do të sjellë të mira as për qytetin e Mitrovicës as për punëtorët as për buxhetin e Kosovës si aksionare përfundimtare”.