Ministrja Rizvanolli njofton për subvencionin për pajisje efiçente: Aplikoni sa më shpejt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministrja Rizvanolli njofton për subvencionin për pajisje efiçente: Aplikoni sa më shpejt

13:13 | 20 Nëntor 2022

Dimër i vështirë na pret sivjet. Këtë paralajmërim e ka dhënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila sot e ka prezantuar një ekip në këtë dikaster, i cili ajo thotë se po merret me skemën e subvencionimit për pajisje efiçente.

Rizvanolli, përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë “sa më shpejt” dhe t’i respektojnë afatet.

“Ky është ekipi i Ministria e Ekonomisë që po punon me përkushtim maksimal për të realizuar skemën e subvencionit për pajisje efiçente. JU FALEMNDERIT! Ju lutem aplikoni sa më shpejt (edhe në fazën e 2-të) dhe respektoni afatet, në mënyrë që ekipi të mund të procesojë aplikimet me kohë!”, ka shkruar ministrja.

Subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes, sipas Ministrisë, do t’iu mundësojë qytetarëve që të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikojnë direkt në uljen e nivelit të shpenzimit të energjisë elektrike dhe kursimin e rrymës.

Komento: