Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se fondet e ndara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit (MCC) nuk kanë qenë specifikisht për gazin.
Rizvanolli duke folur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës është shprehur se gazsjellësi Shkup-Prishtinë do të ndërtohet me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
“Së pari fondet e MCC-së nuk kanë qenë për gazin specifikisht, kanë qenë të alokuara për një program për Kosovën. Energjia është përzgjedhur si sektor, për arsye se në vitin 2016, Qeveria dhe MCC-ja kanë bërë një hulumtim ku ka dal se energjia është një problem që përbën një pengesë për zhvillim ekonomik. Kanë mundur të jenë edhe projekte tjera, por se qeveritë e kaluara e kanë përzgjedhur sektorin e gazin si opsioni më i mirë”, ka thënë Rizvanolli, përcjell Telegrafi.
Sipas saj, projekti i gazsjellësit nuk ka pasur të vij përmes projektit të MCC-së.
“Gazsjellësi Shkup-Prishtinë një gyp me kosto prej 104 milionë dollarë të ndërtohet me kredi nga BERZH-i. 80 për qind kredi nga BERZHI-i që do ta merrte Qeveria he 20 për qind grant. Kosotoja në këtë fazë nuk ka qenë e qartë, pasi studimi i fizibilitetit nuk ka qenë e qartë. Studimet janë duke ndodhur. Kjo kosto prej 104 milionë dollarë mund të ngritët në 145.6 milionë dollarë. Projekti i gazsjellësit nuk ka pasur të vij përmes projektit të MCC-së. Kjo pjesë mund të realizohet siç ka qenë e paraparë me BERZH-it, nëse ne vendosim”, tha ajo.
E para e ekonomisë, ka thënë se është paraparë ndërtimi i një termocentrali me gaz prej 250MË për kërkesat bazë për energji.
“Është paraparë një termocentral me gaz prej 250MW për kërkesa bazë dhe 98.5MW për rezervë terciale. Përfitimet janë se do të krijonte një stabilitet në sistemin tonë duke ofruar rezerva terciare. Mirëpo, këtu ka pasur paqartësi dhe dilema”, përfundoi Rizvanolli.
SHBA-ja në buxhetin e ri të propozuar nga presidenti Joe Biden kishte marr vendim që t’i ndaj Kosovës rreth 200 milionë euro në kuadër të MCC-së. Në këtë fond, njëri nga projektet është ndërtimi i sektorit energjetik, përkatësisht ndërtimi i infrastrukturës së gazit.