Ministrja serbe thotë se Kosova dhe Shqipëria po e shkatërrojnë Evropën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministrja serbe thotë se Kosova dhe Shqipëria po e shkatërrojnë Evropën

18:45 | 01 Janar 2019

Krijimi i një pike të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë ka krijuar reagime të shumta te shteti serb.

Мinistrja serbe për Integrime evropiane, Jadranka Joksimoviq, ka reaguar ndaj krijimit të pikave të përbashkëta Kosovë-Shqipëri.

Ajo deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se “kufiri Kosovë – Shqipëri më nuk ekziston”, e ka quajtur të rrezikshme dhe e ka “cilësuar si fillim të rrënimit të themeleve që i ka vënë OSBE dhe BE e që e bëjnë Evropën unike e të lirë”, përcjell koha.net.

Joksimoviq për tanjug ka thënë se me këtë deklaratë Haradinaj “në mënyrën më brutale e ka rrezikuar rendin evropian” dhe ka shtuar se “aktivitetet e përbashkëta Shqipëri – Kosovë nuk janë në përputhje me vlerat themeltare të Evropës”.

Komento: