Ministrja Shahini thotë se do ta përmirësojnë cilësinë e arsimimit shqip në Serbi

12:29 | 04 April 2019

Besa Shahini ka premtuar se do ta përmirësojnë cilësinë e arsimimit shqip në Serbi.

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka bërë të ditur se gjatë takimit me Ragmi Mustafën, Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Minoritetit Shqiptar në Serbi, kanë ofruar ndihmën për librat shkollorë dhe ekspertizën kurrikulare të arsimit shqip në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shahini ka thënë që do të ketë bashkëpunim mes MASHT-it në Serbi për cilësinë e arsmimit shqip në Serbi.

“Do të komunikojmë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë në Serbi për mënyrën më të mirë të bashkëpunimit mes ministrive tona në kuadër të përmirësimit të cilësisë së arsmimit shqip në Serbi”, ka thënë Shahini.

Komento: