Ministrja Zhiviq takoi ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler

14:03 | 10 July 2019

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler dhe drejtorin e Agjencisë Austriake për zhvillim (ADA), Gunther Zimmer.

Ministrja Zhiviq falënderoi ambasadorin për vizitën dhe me këtë rast e njoftoi me programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe projektet që ministria do të zbatojë këtë vit.

Në takim është biseduar rreth mundësisë së realizimit të projekteve konkrete në fushën e bujqësisë, siç janë prodhimi organik, përkrahja e fermerëve të rinj, hapja e vendeve të reja të punës dhe mbështetja për zhvillimin e zonave rurale.

Ambasadori Pfandler me këtë rast theksoi rëndësinë e sektorit të bujqësisë për zhvillimin ekonomik dhe me këtë rast ofroi përkrahje përmes ekspertizës për avancimin e sektorit të bujqësisë ne Kosovë.

Ministrja Zhiviq dhe Ambasadori Pfandler shprehën interesin e tyre të përbashkët për të inkurajuar zhvillimin e bujqësisë me qëllim të përmirësimit standardit jetësorë në Kosovë.

Komento: