Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit “AGRA – 2019” e cila po mbahet në Gornja Radgona të Sllovenisë e cila u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Sllovenisë.
Në këtë panair, Ministrja Zivic u takua me ministrat e bujqësisë nga vendet pjesëmarrëse në konferencën “Forcimi i gjeneratës dhe transferimi i njohurive për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale”, me të cilët ajo diskutoi bashkëpunimin në fushën e prodhimit bujqësor dhe industrisë ushqimore.
Me këtë rast, Ministrja Zivic vizitoi stendat e ekspozuara në këtë panair dhe pati mundësi të bashkëbisedoj me disa nga ekspozuesit.
Fokusi i panairit të këtij viti është dixhitalizimi në bujqësi dhe përpunim. Për më tepër, AGRA po i kushton vëmendje të veçantë bujqësisë organike këtë vit.
Ndryshe, Panairi i 57-të Ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Ushqimit “AGRA – 2019” do të mbahet nga 24 deri më 29 gusht.