Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka pritur sot në një takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, ku kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme bujqësore.
Ministrja Zivic, shprehi falënderim për mbështetjen që USAID ka dhënë ndër vite për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe vlerësoi se projektet e përbashkëta janë shumë të rëndësishme për këtë sektor dhe me këtë rast ajo shprehi gatishmërinë e saj për bashkëpunim të mëtutjeshëm në projektet e përbashkëta bujqësore.
Ajo e njoftoi drejtoreshën e USAID-it, për planet dhe programet e ministrisë për këtë vit, që sipas saj investimet që do të bëhen nga MBPZHR-ja do të përfshijnë shumë dimensione në këtë sektor.
Nga ana e saj, drejtoresha e USAID-it, Lisa Magno e uroi ministren Zivic për detyrën dhe shprehi falënderim për gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar edhe më tej në avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.
Me këtë rast, drejtoresha Magno e njoftoi ministren lidhur me projektet e përbashkëta të USAID-it dhe MBPZHR-së, të cilat sipas saj janë duke dhënë rezultate të mira dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.