
Agjenti Mino Raiola i ka ofruar dy yje të Milanit, Barcelonës përpara afatit kalimtar të verës.
Calciomercato shkruan se Mino Raiola u takua dje me drejtuesit e Barcelonës dhe midis emrave të paraqitur nga super agjenti në klubin katalanas kishte dy yje aktualë të Milanit.
Lojtari i parë i paraqitur ishte Gianluigi Donnarumma, kontrata e të cilit skadon në fund të muajit tjetër dhe largimi i tij është i pashmangshëm, veçanërisht pas nënshkrimit të Mike Maignan si zëvendësuesi i tij që u konfirmua dje.

Një tjetër emër që i është ofruar Barcelonës nga Raiola është edhe kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli.
Ky i fundit është nën kontratë deri më 30 qershor 2022 dhe largimi i tij mund të ndodh gjatë kësaj vere.

Për të shmangur humbjen e tij falas, Milan mund të shes atë këtë verë dhe t’i marrë disa para. /ORAinfo/