MINT publikon çmimet e derivateve për sot, Nafta dy centë më lirë ndërsa benzina një cent më shtrenjtë

09:25 | 08 Maj 2026
mint-publikon-cmimet-e-derivateve-per-sot,-nafta-dy-cente-me-lire-ndersa-benzina-nje-cent-me-shtrenjte

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet tavan për derivatet e naftës që do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizel) është caktuar në 1.67 euro për litër, dy centë më lirë se dje, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.52 euro për litër, një cent më shtrenjtë se dje.

Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.81 euro për litër.

Komento: