Mirabelli “çmend” rossonerët me lajmin e fundit

18:07 | 26 Shkurt 2019

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka dhënë një intervistë me RMC Sport në të cilën ai komenton mbi disa tema, përfshirë Krzysztof Piatek dhe lëvizjet e dështuara të Milanit për dyshen e Lazio, Ciro Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic në verë përcjell ORAinfo.

“Jam i bindur se ky i ri i Milanit do të bëjë rrugën e tij në vitet e ardhshme. Ne kemi gjetur disa pengesa që nuk janë të lehta për t’u kapërcyer por ne kemi hedhur një themel të mirë për një të ardhme të rëndësishme.

“Gattuso, kur e zgjodha, luaja për të ardhmen, mund të kisha zgjedhur askënd, nuk kisha probleme me buxhetin, por gjithnjë mendova se Gattuso ishte i vetmi që mund ta rikthente Milanin. Ai ka personalitet, njohuri të subjektit dhe është një trajner i mirë.

“Piatek? Piatek është një sulmues i madh, ai nuk ka nevojë për shumë topa për të shënuar, e kam ndjekur ndërsa ishte në Genoa.

” Immobile dhe Milinkovic ? Ata kanë qenë negociatorë të vështirë, kërkesat e tyre nuk ishin të arritshme për Milanin dhe për të gjitha klubet italiane”, ka thënë Mirabelli./ORAinfo/

Komento: