Miratimi i buxhetit/ Statovci: Nuk e gëzoi opozitën për të cilët pushteti është më i rëndësishëm se Kosova

00:08 | 22 November 2024
miratimi-i-buxhetit/-statovci:-nuk-e-gezoi-opoziten-per-te-cilet-pushteti-eshte-me-i-rendesishem-se-kosova

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se miratimi i buxhetit të katërt të kësaj qeverie është dëshmi se kur qytetarët flasin qartë dhe fuqishëm, institucionet nuk mund të shantazhohen, blihen e kërcënohen, as nga brenda e as nga jashtë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se qeverisje e mirë e Kosovës do të duhej t’i gëzonte të gjithë, por nuk gëzoi opozitën që për të pushteti është më i rëndësishëm se Kosova.

Postimi i saj i plotë:

Miratimi i buxhetit të katërt të kësaj mazhorance është një tjetër dëshmi se kur qytetarët flasin qartë dhe fuqishëm, siç bënë në vitin 2021, institucionet nuk mund të shantazhohen, blihen, kërcënohen e sabotohen, as nga brenda, e as nga jashtë.

Qeverisja e mirë e Kosovës, do duhej të gëzonte të gjithë, ndonëse nuk gëzon opoziten për të cilët, pushteti është më i rëndësishëm se Kosova. Ata po harrojnë se në demokraci gjykon populli, këtij gjykimi nuk i ikim asnjë.

Kosova është në rrugë të mbarë e duar të sigurta, këtë mbarësi e zhvillim, do ta gëzojnë gjithë qytetarët e saj pa dallim, gjithnjë e më shumë.

Komento: