Miratimi i Buxhetit të vitit 2019, Limaj thotë se jep shumë mundësi për mirëqenie e zhvillim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Miratimi i Buxhetit të vitit 2019, Limaj thotë se jep shumë mundësi për mirëqenie e zhvillim

09:39 | 03 Shkurt 2019

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur pas miratimit të buxhetit.

Ai ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që pas një seancë maratonike votuan në lexim të dytë Projektligjin për Buxhetin e vitit 2019 të Republikës së Kosovës.

Buxheti i miratuar, sipas kryetarit të Nismës i cili është në vlerë prej 2.3 miliardë eurosh jep më shumë mundësi për mirëqenie e zhvillim për vendin.

Limaj thotë se prioritet këtë vit i është dhënë fushave vitale si arsimit, shëndetësia dhe sundimit të ligjit.

Ai ka bërë me dije se rritje është paraparë edhe në investimet kapitale si parakusht për zhvillim më të hovshëm të vendit.

Në fund ai ka uruar qytetarët e vendit për miratimin e buxhetit.

Komento: