Miratimi i ligjit për KPM, shefi i Zyrës së BE-së: Kuvendi i Kosovës humbi mundësinë për të pasur ligje të mira

15:58 | 11 Korrik 2024
miratimi-i-ligjit-per-kpm,-shefi-i-zyres-se-be-se:-kuvendi-i-kosoves-humbi-mundesine-per-te-pasur-ligje-te-mira

Pasi Lëvizja Vetëvendosje ka miratuar në Kuvend ligjin për KPM-në pa marrë parasysh rekomandimet e ekspertëve, ka reaguar edhe shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës humbi sot një mundësi për të pasur dy ligje të mira në vend, duke dështuar të përfshirë rekomandimet e BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

“Kuvendi i Kosovës sot humbi mundësinë për të pasur dy ligje të mira, Ligjin e ndryshuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, duke dështuar në inkorporimin e plotë të rekomandimeve të BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Komento: