Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e vitit 2023, që parashihet të ketë vlerë mbi 3.2 miliardë euro është miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Me 65 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot ndarjet buxhetore të buxhetit për vitin 2023.
72 deputetë ishin të pranishëm në Kuvend, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.