Komisioni hetimor për dëbimin e shtetasve turq miraton draft-raportin.
Komisioni hetimor parlamentar që po merret me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka miratuar draft-raportin e tij.
“Me 7 vota pro të anëtarëve të Komisionit me vota unanime votohet raporti i Komisionit Hetimor parlamentar”, ka thënë kryetari i komisionit, Xhelal Sveqla.
Në mbledhjen e komisionit që u mbajt sot, u bë e ditur se deputetët do të dalin në konferencë për media në orën 9:30.
Në këtë konferencë pritet që të dalin detaje më të shumta në lidhje me raportin.