Miratohet kërkesa e Vetëvendosjes për numërimin e votave të mërgatës

18:40 | 25 October 2019

Do të numërohen edhe votat nga diaspora.

Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për numërimin e votave të mërgatës.

Këtë e ka bërë të ditur Adnan Rrustemi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në njoftimin e tij në Facebook shkruan se mijëra vota të bashkëatdhetarëve do të numërohen.

“Mijëra fletëvotime të bashkatdhetarëve të mbajtura të bllokuara do të numërohen”- shkruan Rrustemi.

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme 4 mijë e 639 vota do të numërohen.

Komento: