Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ky Ligj është miratuar me 66 vota për dhe asnjë kundër e asnjë abstenim.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbështetur ligjin, kurse partitë e tjera nuk kanë marrë pjesë në votim.
Projektligji fillimisht ishte kritikuar ashpër nga opozita e shoqëria civile, mori vërejtjet e Venecias, dhe megjithëse kaloi në lexim të parë në Kuvend, Byroja Për Konfiskimin e Pasurisë, u dërgua sërish në Komisionin e Venecias.
Ky Ligj parasheh që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë mund të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Përveç tyre, verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet edhe për anëtarët e familjes së tyre dhe palëve të treta, që nënkupton personat te të cilët dyshohet se është bartur pasuria e zyrtarëve publikë.
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ishte ndër premtimet kryesore të Vetëvendosjes para ardhjes në pushtet.