Qeveria e Kosovës ka miratuar Ligjin për Paga dhe atë për Zyrtarët Publik.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë Haradinaj të vitit 2017, duke ua kthyer pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve sikur para rritjes.
Kryeministri Kurti, ka thënë se me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm.
“Ky vendim ka paraparë përjashtimin nga kthimi i pagave në gjendjen e mëparshme për sistemin gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese.
“Marrë parasysh se ishte në Gjykatën Kushtetuese në procedurë trajtimi. Kushti i paraparë për përjashtim është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin e atëhershëm për paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante. Me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm”, tha Kurti.