Miratohet Ligji për Pagat në sektorin publik

17:23 | 02 Shkurt 2019

Projektligji për pagat ka kaluar para pak çastesh në Kuvendin e Kosovës.

Në shqyrtimin e dytë të Projektligjit për pagat e shërbyesve civilë, pas votimit për amendamentet e këtij projektligji, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë mbështetje tekstit përfundimtar.

Projektligji mori 62 vota për, asnjë kundër dhe vetëm një abstenim.

Deputetët fillimisht kanë votuar për secilin amendament të dalë nga Komisioni për Administratë Publike për këtë Projektligj.

Fillimisht kryetari i Komisionit, Nait Hasani, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë amadamentet Projektligjit.

“Kemi njëri ndër ligjet më të rëndësishëm, Ligjin për Pagat në sektorin publik. Ato që i ka miratuar Komisioni pres që t’i përkrahni. Ka pasur një anarki të pagave, për këtë kërkojë që ky Projektligj të miratohet. Shumica e amendamenteve janë inkorporu. Kemi pasur presione nga institucione të ndryshme që t’i rris pagat. Parimi i Ligjit është që t’i nivelizojë pagat në të gjitha sektorët”, tha Hasani.

Komento: