Miratohet Ligji për Pandeminë, do të dënohet kushdo që nuk i respekton masat

17:41 | 14 Gusht 2020

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Pandeminë.

Me 77 vota për është miratuar edhe në lexim të dytë projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, që ka qenë propozuese e logjit, i ka falënderuar deputetët që votuan për.

Projektligji për parandalimin e pandemisë u iniciua në prill pasi që Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të pavlefshëm vendimin për kufizimin e lëvizjes të ndërmarrë asokohe nga Qeveria Kurti.

Kushtetuesja kishte konstatuar se “kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore mund të bëhet ‘vetëm me ligj’ të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Komento: