
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar sot në lexim të dytë Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me 80 vota për dhe asnjë kundër, duke e cilësuar si një ndër reformat më të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë në vend, shkruan Gazeta 10.
Ky ligj konsiderohet një hap i madh drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe më të drejtë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ai synon të krijojë bazë më të qëndrueshme financiare për sistemin shëndetësor, si dhe të sigurojë qasje më të barabartë në shërbimet shëndetësore për të gjithë.
Miratimi i ligjit vlerësohet si dëshmi e përkushtimit institucional për avancimin e reformave në shëndetësi dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për zbatimin e reformave të nevojshme, me qëllim ndërtimin e një sistemi shëndetësor funksional, efikas dhe në shërbim të plotë të qytetarëve./Gazeta 10
Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/18MgoCfFnF/