Miratohet marrëveshja për bashkëpunim ushtarak dhe financiar me Turqinë

11:45 | 03 Prill 2026
miratohet-marreveshja-per-bashkepunim-ushtarak-dhe-financiar-me-turqine

Ekzekutivi në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Financiar dhe Ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Për këtë nismë foli ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke thënë treguar edhe rëndësinë e nismës për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërqeveritar dhe të fushës së mbrojtjes.

“Duke pasur parasysh se aprovimi i kësaj nisme është shumë i rëndësishëm, edhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Republikës së Turqisë, kërkojmë të miratohet”, tha Maqedonci.

Komento: