Komisioni për Buxhet mKomisioni për Buxhet miraton marrëveshjen për kredinë prej 40 milionë eurove për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere është miratuar marrëveshja për kredinë prej 40 milionë eurove me Bankën Evropiane për financimin e projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë COVID-19 për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, raporton Gazeta Express.
Me këtë rast, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se kapitali prej 40 milionë euro do t’i transferohet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në mënyrë që i njëjti të lëshojë garanci kreditore ndërmjetësuesve financiar.
“Kapitali prej 40 milionë eurove do t’i transferohet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në mënyrë që i njëjti të lëshojë garanci kreditore ndërmjetësuesve financiar, në këtë rast institucioneve financiare të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës për t’i mbuluar humbjet potenciale që mund të shkaktohen nga kreditë investuese dhe kreditë për kapital punues”, ka thënë ai.
Murati tutje tha se Banka Evropiane për investime është një nga institucionet financiare ndërkombëtare me kushtet më të mira të financimit .
“Duke pas parasysh se Banka Evropiane për investime është një nga institucionet financiare ndërkombëtare me kushtet më të mira të financimit, kredia si rezultat ka kushte mjaft të favorshme të financimit”, shtoi ai.