Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të parë projektbuxhetin për vitin 2019.
Me 62 vota për është miratuar Projektligji për Ndarjet Buxhetore në vitin 2019.
Paraprakisht, Partia Socialdemokrate ka kushtëzuar votimin e këtij projektligji me disa kërkesa.
Të njëjtat, i janë parashtruar kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.
Ndërkaq që ky i fundit ka thënë se PSD-ja është treguar shumë parimore në shumë situata, dhe si e tillë kërkesat e tyre janë të drejta.
Në këto pika të kërkesave të PSD-së, përfshihet edhe lirimi nga detyra i ministrit të Bujqësisë.